Kombëtarja e Kosovës U18 ka pësuar humbje nga Austria 92:79, në Kampionatin Evropian të basketbollit, Divizioni B, që po mbahet në Rumani.
“Dardanët”, rivalizues në këtë përballje ishin vetëm në periudhën e parë, të cilën e fituan 23:19.
Periudha e dytë ishte ndryshe me austriakët, që e dominuan atë për të shkuar në pushim me epërsi prej gjashtë pikëve, 46:40, raporton “Sporti në KTV”.
Basketbollistët e Kosovës, në dy periudhat e fundit tentuan të riktheheshin, duke afruar rezultatin, por pa sukses.
Te Kosova, lojtari më i dalluar ishte Donat Rexhepi me 20 pikë e tetë kërcime.
Ndeshjen e radhës, Kosova e luan të martën ndaj Bjellorusisë.