Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U16 sonte kundër Norvegjisë

Kosova sonte do të ndeshet me Norvegjinë në kuadër të Kampionatit Evropian U16 në basketboll.

Kjo do të jetë ndeshja e katër në grupe, në këtë kampionat që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Dardanët e rinj do të ballafaqohen me Norvegjinë nga ora 20:30, derisa takimin e fundit e zhvillojnë nesër ndaj Suedisë.

Si Kosova ashtu edhe Norvegjia kanë pësuar nga tri humbje në tri ndeshjet e para të zhvilluara./ksp