Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll, e ka nisur me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2022 në Sllovaki.
“Dardanët” e rinj janë mposhtur nga Norvegjia U19 me rezultatin 3:0.
Në pjesën e parë norvegjezët realizuan një gol, kurse në të dytën shënuan dy herë për të arkëtuar pikë të plota. Hat-trick për Norvegjinë realizoi Bryan Fiabema.
Ndeshjen e dytë, Kosova e luan ndaj Gjeorgjisë të shtunën prej orës 16:00.
Ndërkaq duelin e fundit në kuadër të Grupit të dhjetë kualifikuese për Evropian e luan kundër Uellsit me 12 tetor prej orës 15:00.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Sandefjord të Norvegjisë