Sonte me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive “Minatori” të Mitrovicës, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të përballet me Norvegjinë.
Ndeshja e sotme është e vlefshme për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2025, ku Kosova garon në Grupin C me Norvegjinë e Danimarkën.
Të tri përfaqësueset kanë nga një fitore e një humbje.
Dardanët kanë një fitore ndaj Danimarkës me rezultat 78:73 dhe një humbje nga Norvegjia me rezultat 86:77.
Motivimi është i madh në kampin e “Dardanëve” duke shpresuar në fitore dhe përkrahjen e tifozëve, siç i kanë mbështetur gjithmonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova sot luan ndeshjen e vështirë me Norvegjinë
-
Kosova me gjasa të vogla për kualifikim
-
Norvegjia shokon Kosovën, e mposht në Mitrovicë me rikthim të madh
-
Përfaqësuesja kthehet në “Minatorin” e zjarrtë, aty ku fillimisht e priti Ukrainën
-
Norvegjezët erdhën për fitore në Mitrovicë, Kosova ka plane të tjera