Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U-16 pëson humbjen e radhës

Basketbollistet e Përfaqësueses U-16 të Kosovës kanë pësuar humbjen e radhës në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Bullgari.

Kosova të martën pësoi 67:43 nga Norvegjia, në ndeshje të Grupit C.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fjolla Ajeti me 14 pikë ishte realizatorja më e mirë në radhët e Kosovës.

Për Kosovën ishte humbja e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Basketbollistet e Kosovës do të kenë edhe ndeshje për klasifikim, ku do të shpresojnë të evitojnë pozitën e fundit në kampionat.

Pesë humbje kanë pësuar edhe basketbollistet e Shqipërisë në Grupin B. Të martën u mposhtën thellë 118:31 nga Portugalia.