Futbollistet e Kosovës U16 kanë shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të FIFA-s, që po mbahet në Shqipëri ka njoftuar FFK-ja.
Të enjten në Kamëz, futbollistet e Kosovës e kanë mposhtur Shqipërinë me rezultatin 6:5 pas penalltive. Koha e rregullt e takimit, përfundoi me shifrat 2:2.
Golat për “Dardanet” i realizuan Bardha Mahmuti (9’) e Alba Shabani (59’) derisa për Shqipërinë shënuan Klesta Ago (15’) dhe Xhejsana Disha (27’).
Me këtë fitore, Kosova renditet e para në grup me gjashtë pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të luajtura.
Në duelin e parë, që u luajt të mërkurën, Kosova e mposhti Kazakistanin 2:1.
Takimin e fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e luan të dielën prej orës 13:00 kundër Malit të Zi.