Kosova U16 është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni C, në konkurrencën e meshkujve.
“Dardanët” e rinj të mërkurën janë mposhtur thellë nga Qiproja e kësaj grupmoshe, në gjysmëfinale të turneut. Kosova u mposht me rezultatin 74:49 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Qipriotët krijuan epërsi të thellë në dy çerekët e parë, që mjaftuan për t’iu gëzuar fitores dhe kalimit në finale. 28:9 dhe 25:7 i fituan dy periudhat e para, ndërsa Kosova U16 fitoi dy çerekët e fundit, 15:10 dhe 18:11, por që nuk mjaftuan për ta kthyer rezultatin. Mal Tusuni ishte më i dalluari te Kosova me 12 pikë e nëntë kërcime.
Ndërkohë, i pandalshëm te Qiproja ishte Dimitris Mannaris me 15 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime. 28 pikë të realizuara i pati Demir Oztoprak. Qiproja në finale të Evropianit të Divizionit C do të luajë kundër Azerbajxhanit. Azerbajxhani fitoi përballë Andorrës 87:64.