Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova U-17 i mbyll me humbje kualifikimet për Evropian

Përfaqësuesja U-17 e Kosovës në futboll i ka mbyllur me humbje kualifikimet për kampionatin evropian "Anglia 2018".

Kosova të hënën u mposht nga Hungaria me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit 9. Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Florian Hysenaj në minutën e 15-të për avantazhin 1:0, por, Hungaria shënoi tre gola më pas për ta fituar takimin, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi u zhvilluan në Hungari. Kosova i humbi edhe dy ndeshjet e tjera, kundër Holandës dhe Uellsit. Përfundoi e fundit pa asnjë pikë.

Tutje shkuan Hungaria si e para me nëntë pikë dhe Holanda me gjashtë. Me tri pikë përfundoi Uellsi.