Seleksionuesi i Kosovës, Bernard Challandes, të enjten (sot) do ta bëjë publike listën për dy ndeshjet e këtij muaji.
Në listën e tij nuk pritet të ketë shumë ndryshime, e aq më pak ndryshime do të ketë në formacionin për ndeshjen e parë eliminatore të "Euro 2020" kundër Bullgarisë, që zhvillohet më 25 mars në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës, në kuadër të Grupit A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFormacioni që luajti në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit, e që shkëlqeu me fitore 4:0, pritet të zbresë në fushë edhe ndaj Bullgarisë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndryshimi i vetëm mund të jetë te mesfushori Valon Berisha, i cili ka disa javë që nuk po luan te Lazio për shkak të lëndimit të muskujve.
Megjithatë, Berisha këtë vikend mund të luajë me Lazion sipas Challandesit, dhe nëse e bën këtë, atëherë pritet të luajë edhe ndaj Bullgarisë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)