Albert Bunjaki është i vetëdijshëm për forcën e Kroacisë. E di edhe forcën e Kosovës, përfaqësueses që drejton.
Për këtë arsye, të premten mbrëma, në konferencë për shtyp, Bunjaki ka thënë se befasia mund të jetë arma e vetme e Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Kroacia e pret Kosovën të shtunën (sot) nga ora 20:45 në fushën e stadiumit "Maksimir" në Zagreb. Ndeshja i takon eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018". Pas gjashtë ndeshjeve në Grupin I, Kroacia është e para me 13 pikë. Kosova është e fundit me një pikë.
Dallimi në cilësi, apo të paktën në emra të lojtarëve, është i madh, natyrisht në të mirë të Kroacisë. Për këtë e tëra që Kosova mund të shpresojë është befasia...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.