Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova përparon për katër vende në renditjen e re të FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka përparuara për katër vende në renditjen e re të FIFA-s që është publikuar të enjten.

Kosova nga pozita e 105-të është ngjitur për në pozitën e 101-të me 1202.77 pikë.

Është pozita më e mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Image
Renditja e Kosovës

Shqipëria ndërkohë ka pësuar rënie, pavarësisht kualifikimit në Evropian. Ka rënë nga pozita e 59-të në atë të 62-të. Por në dy ndeshjet e nëntorit, Shqipëria barazoi. Fillimisht, 1:1 ndaj Moldavisë e më pas barazoi 0:0 ndaj Ishujve Farore.

Image
Renditja e Shqipërisë

Kampioni i botës, Argjentina, vazhdon të mbetet në vendin e parë. Franca është e dyta, ndjekur nga Anglia, Belgjika e Brazili.

Image
Top 10 vendet e para