Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova pa forcë edhe ndaj Hungarisë

Pak ditë pasi u mposht në shtëpi nga Lituania, Kosova pësoi edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2019, në Grupin C.

Ajo u mposht si mysafire e Hungarisë me rezultat 84:76.

Sikurse në ndeshjen e parë, humbje e Kosovës erdhi me paraqitjen e dobët në pjesën e dytë, pasi të parën e mbylli me epërsi prej një pike, 35:36. Në çerekun e tretë, Kosova pësoi me nëntë pikë diferencë, ndërsa periudha e fundit ishte e barabartë 25:25.

Koshashënuesi më i mirë i Kosovës ishte Dardan Berisha që realizoi 22 pikë.

Artikuj të ngjashëm