Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje në ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat prej 65-81, transmeton Koha.net.
Më i miri në radhët e Kosovës ishte Dardan Berisha me 17 pikë, e 9 asistime.
Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Polonisë më 1 korrik në Prishtinë.
Në Grupin C lider është Lituania me 10 pikë, Polonia mban vendin e dytë me 7 pikë, Hungaria ka 6, kurse Kosova në vendin e fundit 4.
