Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke humbur pas pjesës së parë nga Danimarka.
Pjesa e parë e ndeshjes së fundit e Grupit H, që po zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, është mbyllur me rezultatin 47:28, në të mirë të daneëzve.
Kosova në Grupin H të fazës së tretë parakualifikuese për “Eurobasket 2025”, ka dy fitore e një humbje.
Ndaj Danimarkës duhet të fitojë me më shumë se shtatë pikë epërsi, për t’i siguruar kualifikimet e rregullta.
Më i dalluari te Kosova pas pjesës së parë ishte Dardan Berisha me gjashtë pikë, një kërcim e dy asistime.
Te Danimarka, i pandalshëm ishte Gabriel Lundberg me 18 pikë, katër kërcime e tri asistime.
Artikuj të ngjashëm
-
Danimarka në epërsi minimale ndaj Kosovës pas pjesës së parë
-
Kosova shënoi ngritje, por jo mjaftueshëm sa për të kaluar parakualifikimet
-
Kosova synon biletën e fundit për kualifikimet e “Eurobasket 2025”
-
Basketboll, Kosova në grup me Zvicrën e Danimarkën
-
Kosova mposhtet në Sllovaki, nuk avancon tutje