Spanja ka hequr flamurin e Kosovës në transmetimin direkt të ndeshjes debutuese të saj në Botërorin e hendbollit.
Kosova U21 ka debutuar në Grupin C me Kroacinë, ndërsa Spanja si organizatore e botërorit dhe shtet që nuk e njeh Kosovën si shtet, ka hequr flamurin e Kosovës dhe të Kroacisë nga transmetimi zyrtar i ndeshjes.
Spanja kishte prezantuar Kosovën në short me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Pas kësaj kishte pasur reagime nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe nga IHF-ja, që kishte paralajmëruar se Spanjës mund t’i merret e drejta e organizimit nëse nuk respekton simbolet e Kosovës.
Teksa në transmetim direkt të ndeshjes nuk është shfaqur flamuri i Kosovës, në fillim të ndeshjes ceremonia ishte e rregullt me flamur e me himn shtetëror.

-
Kosova pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë
-
Spanja vazhdon me qëndrimin e pakuptimtë, refuzon ta shkruajë “përfaqësuesja e Kosovës”
-
LIVE: Kosova debuton në Botërorin e hendbollit
-
IHF: Spanjës do t’i merret e drejta për Botërorin nëse s’respekton simbolet e Kosovës
-
FHK reagon për diskriminimin në Spanjë