Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në konkurrencë të meshkujve është ngritur për pesë pozita në renditjen e re të FIFA-s të publikuar të enjten.
Në renditjen e re të FIFA-s, Kosova zë vendin e 115-të me 1159 pikë. Ishujt Faroe janë një pozitë më lartë, atë 114-të, ndërsa Taxhikistani zë vendin e 116-të. Shqipëria në anën tjetër ka rënë për dy pozita, nga ajo e 67-të në të 69-të.
Renditjen e FIFA-s e kryeson Belgjika, ndërsa Brazili është ngritur në pozitën e dytë.