Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova ngjitet për dy pozita në ranglistën e FIFA-s

Futbollistet e Kosovës janë ngjitur për dy pozita në ranglistën e FIFA-s të publikuar të premten.

Kosova në listën e kaluar ishte në pozitën e 102-të, ndërsa tani zë pozitën e 100-të me 1204.71 pikë.

Pozitën më të mirë e kishte në vitin 2017, kur renditej në vendin e 97-të.

Ngritja në ranglistë për Kosovën është arritur pas suksesit në fillim të këtij muaji, kur siguroi kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Në Ligën C të Ligës së Kombeve, Kosova pati një barazim pa gola me Bullgarinë, ndërsa mposhti Maqedoninë e Veriut 2:0 dhe 3:1, si dhe Bullgarinë në duelin e fundit, 5:1.

U rendit në vendin e parë të Grupit 5 me 10 pikë në katër ndeshje, pesë më shumë se Bullgaria dhe nëntë më shumë se Maqedonia e Veriut.

Edhe Kosova është ngritur 114 pozita për dhjetë vjet në FIFA Futboll Kosova është ngritur 114 pozita për dhjetë vjet në FIFA

Shqipëria ka rënë për një pozitë dhe aktualisht zë vendin e 73-të me 1336.66 pikë.

Spanja është e para në listë, ndërsa përcillet nga SHBA-ja, Franca, Anglia dhe Suedia e Kosovare Asllanit.