Fitorja e Kosovës ndaj Izraelit i ka shërbyer Federatës Evropiane të Hendbollit për të t'i dhënë notë maksimale sistemit të ri të kualifikimeve.
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll të mërkurën në Prishtinë e mposhti Izraelin me rezultatin 27:24, në një ndeshje që e dominoi plotësisht. Ndeshja i takoi Grupit 1 të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Kosovën ishte fitore historike - e para në kualifikime të rregullta për evropian apo botëror. Por te Kosova janë të vendosur që të mos ndalen me vetëm një fitore historike, shkruan sot “Koha Ditore”. Synojnë sukses tjetër menjëherë të dielën, kur sërish përballen me Izraelin.
Ndeshja Izraeli - Kosova luhet në Tel-Aviv nga ora 19:00. Një sukses tjetër i të përzgjedhurve të Taip Ramadanit do t'i fuste ata në garë për kualifikim në evropian. Në Grupin 1 prin Gjermania me gjashtë pikë nga tri ndeshje. Nga tri ndeshje e dy pikë i kanë Polonia, Izraeli e Kosova.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)