Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova në grup me Ukrainën e Holandën

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do të ketë punë me Ukrainën dhe Holandën në Grupin 11-të, në kuadër të “Main Round” apo raundit kryesor, për kualifikim në Botërorin e vitit 2024.

Kosova ishte në vazon e tretë, ndërsa shorti është tërhequr të enjten gjatë ditës në Nyon të Zvicrës.

Në short ishin të pranishme gjithsej 36 skuadra, të cilat u ndanë në 12-të grupe me nga tri ekipe.

Sistemi i ndeshjeve do të jetë vajtje-ardhje.

Fituesit e 12-të grupeve dhe katër skuadrat më të mira të vendeve të dyta do të avancojnë direkt në “Elite Round”.

Tetë ekipet tjera të vendeve të dyta, do të luajnë në plejofin e “Main Roundit”.

Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen nga shtatori i këtij viti, deri në mars të vitit 2023.

Edhe Futsall, Kosova me kundërshtarë të vështirë për Botërorin 2028 Sporte të tjera Futsall, Kosova me kundërshtarë të vështirë për Botërorin 2028

Portugalia është fituese në fuqi e Botërorit dhe shpreson ta mbrojë titullin. Spanja është dy herë kampione.

Kosova e siguroi kalimin në “Main Round”, pasi e kaloi raundin preliminar, përkatësisht Grupin C.

Doli në vendin e dytë me gjashtë pikë në tri ndeshje. Armenia ishte lidere me nëntë pikë. Bullgaria e treta grumbulloi tri pikë, kurse Skocia ishte e fundit pa pikë.