Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposhtet thellë nga Norvegjia

kosova, norvegjia, sport, 7 prill

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) ka pësuar humbje të thellë të enjten mbrëma. Në Sandefjord, Kosova u mposht 5:1 nga Norvegjia vendase. Ndeshja i takoi eliminatoreve për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Për Kosovën ishte ndeshja e parë këtë vit dhe e para nën urdhërat e selektores, Karin Anneli Andersen.

Ada Hegerberg shënoi “hat-trick” për Norvegjinë. Ajo shënopi golin e parë dhe të dytë, në minutën 21 dhe 23. Në pjesën e parë shënoi edhe Frida Maanum. Ajo realizoi për 3:0 në minutën e 31-të. Erëleta Memeti ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 55-të. Por Hagerberg u përgjigj menjëherë në minutën e 60-të për 4:1. Rezultatin përfundimtar, 5:1, e vendosi Celin Bizet Ildhusoy në minutën e 84-t.

Norvegjia forcohet në vendin e parë të Grupit F me 19 pikë nga shtatë ndeshje. Kosova mbetet e parafundit (5) me katër pikë.

Kosova më 12 prill e pret në “Fadil Vokrri” përfaqësuesen e Belgjikës. Edhe kjo ndeshje vlerësohet shumë e vështirë për futbollistet kosovare.