Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shqipëria pëson 5:0 nga Norvegjia

Ashtu si pritej, futbollistet e Shqipërisë kanë humbur thellë nga Norvegjia në mbyllje të eliminatoreve për Botërorin 2023. Të martën mbrëma, Norvegjia fitoi me rezultatin 5:0. Ndeshja u luajt në Oslo.

Sophie Roman Haug shënoi tri gola, ndërsa nga një e realizuan Maren Mjelde dhe Sara Iren Lindbak Horte. Norvegjia e ka fituar grupin F të kualifikimeve.

Në dhjetë ndeshje ka mbledhur 28 pikë. Shqipëria ka përfunduar e katërt me dhjetë pikë, tri më shumë se Kosova.