Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposhtet nga Sllovakia në Evropianin U18 në hendboll

Pas humbjes nga Holanda, Kosova U18 në hendboll është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë në Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Austri, kësaj radhe nga Sllovakia.

Ndeshja u takoi sllovakëve në tërësi, që në fund e mbyllën në të mirë të tyre, 36:18, transmeton KTV.

Kosova në pjesën e parë u ndalë në vetëm 6 gola të realizuar, krahas 22 të pranuar. Pjesën e dytë, të rinjtë e Kosovës u këndellën, por jo mjaftueshëm për ta shmangur humbjen.

Golashënuesi më i mirë për ekipin përfaqësues të vendit tonë, ishte Çuni me 6 gola në total, kurse Vokshi shtoi 5 të tjera.

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan të hënën në ora 12:30 kundër Letonisë.