Kosova ka mbyllur me fitore fazën e eliminatoreve për Botërorin 2021 në hendboll.
Fitoren e parë në kuadër të Grupit 3 kualifikues, Kosova e arriti ndaj Gjeorgjisë, 30:21.
“Dardanët” ishin më të mirë se rivalët vazhdimisht duke arritur në fund fitore me rezultat bindës.
Edhe pse tashmë ishte eliminuar, Kosova Grupin 3 e mbyll me tri pikë nga tri ndeshje, duke provuar të tri rezultatet, fitoren ndaj Gjeorgjisë, barazimin me Italinë e humbjen nga Rumania.