Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për Ligën e Kombeve

Janë caktuar vazot brenda Ligave për Ligën e Kombeve.

Në vazot e caktuara, Kosova është bashkë me Andorrën, San Marinon dhe Gjibraltarin në kuadër të vazos katër në Ligën D.

Në kuadër të Ligës D do të jenë katër grupe me nga katër kombëtare.

Kosova do të përballet me nga një ekip prej secilës vazo.

Vazot e plota në Ligën D:

Edhe Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve Sport Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Vazo 1: Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia, Gjeorgjia

Vazo 2: Armenia, Letonia, Ishujt Faroe, Luksemburgu

Vazo 3: Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtajni, Malta

Vazo 4: Andorra, Kosova, San Marino, Gjibraltari

Fituesit e katër grupeve hyjnë në Ligën C për edicionin e vitit 2020.

Kompletohet grupi i Kosovës në Ligën e Kombeve

Katër ekipet më të mira që nuk kualifikohen për Euro 2020 do të luajnë në play-off në mars të 2020-s për një vend në Evropian.

Në këtë garë do të marrin pjesë 55 shtete në katër liga.

Edhe Liga e Kombeve - gara që dëshmon rritjen e Kosovës Futboll Liga e Kombeve - gara që dëshmon rritjen e Kosovës

12 të parat janë në Ligën A, 12 të radhës në Ligën B, 15 tjera në C dhe 16 të fundit në Ligën D. Të gjitha janë caktuar në bazë të koeficientit në ranglistën e UEFA-s.

Shorti për fazën e grupeve do të hedhet më 24 janar të 2018-s.

Orari i plotë i ndeshjeve

1: 6-8 shtator 2018

2: 9-11 shtator 2018

3: 11-13 tetor 2018

4: 15-17 tetor 2018

5: 15-17 nëntor 2018

Edhe Kosova mëson sot kundërshtarët e parë në Ligën B Futboll Kosova mëson sot kundërshtarët e parë në Ligën B

6: 18-29 nëntor 2018

{gallery}