Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova me katër garues në botërorin e taekwondos

Katër garues do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të taekwondos, ka njoftuar të martën Komiteti Olimpik i Kosovës.

Botërori nis të mërkurën (sot) dhe zhvillohet deri më 18 maj. Qëndrim Sejfijaj (68 kilogramë), Butrint Ejupi (74 kg), Natyra Kadriu (46 kg) dhe Don Berisha (+87 kg) do të garojnë në botëror për Kosovën. "Kjo është hera e tretë që taekwondistët marrin pjesë në botëror. Në Rusi dhe Kore të Jugut u mbajtën botërorët tjerë ku ne morëm pjesë, transmeton Koha Ditore.

Pretendimet janë që të fitojmë medalje", ka thënë Enis Qaflleshi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Taekwondos së Kosovës. Botërori mbahet në Manchester të Anglisë. Në të vërtetë deri më tani taekwondistët kanë qenë shumë larg medalje në garat prestigjioze ndërkombëtare. Sporti ka vuajtur shumë kohë nga ndarja e komunitetit të tij në dy krah.