Sport

Kosova me tre boksierë në turneun “Stranxha”

Kosova do të marrë pjesë me tre boksierë në turneun “Stranxha”. Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se Kosovën do ta përfaqësojnë Donjeta Sadiku, Bashkim Bajoku dhe Loris Idrizi.

Turneu i 74-t me radhë mbahet nga 4 deri më 11 shkurt në Sofje të Bullgarisë.

Sadiku garon në kategorinë 54 kilogramë, Bajoku në kategorinë 71 kilogramë dhe Idrizi në kategorinë deri 86 kilogramë.

“Në këtë turne janë paraqitur të marrin pjesë 44 shtete nga gjashtë kontinente. Është një mini kampionat botëror me më shumë se 460 përfaqësues nga e gjithë bota. Konkurrenca do të jetë mjaft e fortë”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

Kosova udhëton drejt Bullgarisë të premten, ndërsa pjesë e delegacionit do të jenë trajnerët Taulant Jakupi, Faton Xhakli, Marjola Sallauka dhe gjyqtari Latif Demolli.

Për shkak të lëndimit, nuk do të marrë pjesë Shpetim Bajoku i kategorisë 67 kilogramë.