Futbollistet e Kosovës kanë fituar bindshëm ndaj Hong Kongut, të shtunën në një turne ndërkombëtar në Alanya të Turqisë. Kosova fitoi 7:0.
Albulena Guri shënoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Kaltrina Biqkaj i shënoi dy gola fillimisht, ndërsa më pas Valentina Metaj realizoi për 4:0.
Jehona Shala po ashtu realizoi dy herë, ndërsa një gol në fund e shënoi Donjeta Halilaj.
Sipas njoftimit të FFK-së, Kosova ka luajtur me përbërje të dytë.
Edhe
Futbollistet e Kosovës vazhdojnë me fitore
Më 15 shkurt, Kosova fitoi 2:1 ndaj Estonisë. Më 21 shkurt e ka ndeshjen me Bullgarinë.