Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar me dy boksierë për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Strangjat” në Bullgari.
Në Bullgari, të dielën, janë nisur Donjeta Sadiku (60 kg.) dhe Patriot Behrami (64 kg.), shkruan “Koha Ditore”. Turneu do të nisë të hënën (sot) dhe do të përfundojë më 25 shkurt.
Sadiku javën e shkuar e fitoi medaljen e artë në një turne në Hungari, në debutim si seniore, kurse Behrami të shtunën u shpall boksieri më i mirë i turneut të organizuar në Prishtinë për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.