Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mbyll serinë e zezë me fitore dramatike ndaj Letonisë

Festë e madhe e lojtarëve dhe e trajnerëve në fushë. Festë, po ashtu, e madhe e shikuesve në tribuna. Kosova fitoi “vetëm” një miqësore, por fitorja dramatike e arritur me gol të shënuar në minutën e 94-t është festuar gjatë të hënën mbrëma në “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Është vlerësuar pikë kthese në rrugëtimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll fitorja 4:3 ndaj Letonisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur po luhej koha shtesë, përkatësisht minuta i 94-t, lojtarët e Kosovës krijuan një aksion të gjatë. Topi në zonë erdhi te shtatlarti Atdhe Nuhiu, që u lirua nga një mbrojtës dhe gjuajti në drejtim të portës. Portieri leton e preku pak topin dhe e dërgoi në shtyllë. Prej shtyllës topi u kthye në fushë dhe Besar Halimi shfrytëzoi rastin e artë.

Me goditje të fuqishme e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 4:3. Halimi nisi festën e madhe, ndërsa atij iu bashkuan lojtarët e tjerë që ishin në fushë e bankinë, e po ashtu trajnerët e drejtuesit. Më nuk pati kohë për të ndryshuar rezultatin dhe pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, festa vazhdoi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.