Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Miqësoret sjellin gëzimin e munguar në kualifikime

Besar Halimi ishte prej lojtarëve më të mirë në fushë, të martën mbrëma në Zuerich, në fitoren 3:0 të Kosovës ndaj Shqipërisë.

Halimi nuk shënoi gol, por dominoi mesfushën. Festa ishte e madhe te Kosova pas golave dhe pas fundit të ndeshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Festë të madhe, ndoshta edhe më të madhe se ajo e së martës mbrëma në Zuerich, pati më 13 nëntor të vitit të kaluar në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Një ndeshje që nisi keq për Kosovën dhe që pati shumë kthesa, u mbyll në mënyrë dramatike. Kështu festa u rezervua për fund. Dhe përgjegjës për të ishte shtatshkurtëri Halimi.

Në minutën e 94-t topi erdhi disi te Halimi në zonë që e dërgoi në rrjetë për t'ia siguruar fitoren Kosovës me shifrat 4:3. Ishte një ndeshje tjetër miqësore, ndaj Letonisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).