Mesfushori i skuadrës daneze Brondby, Besar Halimi, ka thënë se nuk do ta harrojë lehtë golin e fitores të shënuar për Kosovën në miqësoren e fituar 4:3 kundër Letonisë më 13 nëntor në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.
Ai në një rrëfim të tij për "tipsbladet.dk" ka thënë se ishte fitore që ktheu edhe motivin në skuadër. Halimi shënoi golin e katërt dhe të fitores në minutën e 94-t të ndeshjes, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Kur u ktheva në ekip, trajneri më uroi për golin dhe fitoren, por më pyeti pse u gëzuam aq shumë sikur fituam Kupën e botës. I tregova se ishte ndeshja e parë zyrtare në shtëpi pas pranimit nga FIFA dhe ishte ndeshje e veçantë. Ne ishim në presion, sepse njerëzit në Kosovë prisnin një fitore. Ishte një lojë e çmendur dhe ne ishim të lumtur që fituam e sidomos për mua që shënova golin e fitores. Unë kurrë nuk do ta harrojë atë ndjenjë. Edhe tani kur flas rrëqethem. Ishte një moment i çmendur", ka treguar Halimi.
Mesfushori 23-vjeçar ka folur edhe për paraqitjet e tij me fanellën e Brondbyt në elitën e futbollit të Danimarkës. Ka thënë se është i kënaqur, por pret të zhvillohet edhe më shumë. Këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 19 paraqitje.