Futbollistet e përfaqësueses së Kosovës kanë mbërritur të hënën në Turqi për turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.
Kosova është pjesëmarrëse së bashku me nikoqiren Turqinë, Estoninë, Bullgarinë, Honkongun, Jordaninë, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Afrikën e Jugut, Uzbekistanin dhe Zambinë. Të gjitha përfaqësueset do të ndahen në tri grupe. Kosova ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 15 shkurt kundër Estonisë në orën 16:30.
Ndeshjen e dytë do ta ketë me Honkongun, kurse të tretën ndaj Bullgarisë.