Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova kryen stërvitjen e parë në “Fadil Vokrri” me shumë mungesa e risi

Përfaqësuesja e Kosovës është stërvitur të premten për herë të parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që prej muajit mars. Por stërvitja e parë në prag të miqësoreve të qershorit u bë me shumë mungesa e disa fytyra të reja.

Gjithsej 20 futbollistë ishin të pranishëm në stërvitjen e parë, por pati mungesa.

Ibrahim Dresheviq i Heerenveenit mungoi shkaku i infektimit me koronavirus.

Mungesën e Dresheviqit në një mënyrë e plotësoi sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, që ishte golashënuesi më i mirë në Superligë për edicionin që përfundoi me 31 gola në total. Daku është ftuar të premten së bashku me Betim Halimin.

Bashkim Ajdini, që u ftua për herën e parë te Kosova, është i angazhuar me Osnabruckun, Astrit Selmani do ta luajë finalen e Kupës së Suedisë me Hammarbyn, ndërsa Arijanet Muriq është i sëmurë. Në vend të këtij të fundit është ftuar portieri i Olimpik Donetskut në Ukrainë, Betim Halimi.

Edhe Mungesa të shumta në stërvitjen e parë të “Dardanëve” Sport Mungesa të shumta në stërvitjen e parë të “Dardanëve”

Angazhim me ekipin ka edhe Herolind Shala në Norvegji me Stabaekun.

Fytyra të reja e rikthime te Kosova u panë po ashtu.

Risi nga lista e 23 futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes janë Lorik Emini i Luzernit në Zvicër, Destan Bajselmani i PEC Zwolles në Holandë dhe Blendi Idrizi i Schalkes. Që të tre ishin të pranishëm të premten.

Gjatë ditës, përzgjedhësi Bernard Challandes tha se ndeshjet miqësore do t’i shfrytëzojë më shumë për lojtarët e rinj.

Edhe Kosova pa kapitenin Rrahmani e titullarë të tjerë, si dhe me tre emra të rinj Sport Kosova pa kapitenin Rrahmani e titullarë të tjerë, si dhe me tre emra të rinj

Te Kosova në listën për ndeshjet e qershorit munguan Edon Zhegrova, Benjamin Kololli, Florent Hadërgjonaj, Bersant Celina, Elbasan Rashani, Valon Berisha, Bernard Berisha e Florent Muslija.

Më 1 qershor, Kosova luan me San Marinon në Prishtinë. Tri ditë më vonë takohet me Maltën në duelin që zhvillohet në Austri. Dy ndeshjet e tjera do të luhen në Antalia të Turqisë. Më 8 qershor, Kosova do ta ketë përballë Guinenë, ndërsa më 11 qershor luan kundër Gambisë. Për këto dy ndeshje do të publikohet listë tjetër.