Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të jetë e kompletuar për ndeshjet eliminatore të botërorit "Kina 2019" që do t'i zhvillojë muajin tjetër, me Poloninë (23 shkurt) dhe Lituaninë (26 shkurt), të dyja në udhëtim.
Erjon Kastrati që aktivizohet tek Olimpija e Sllovenisë, është kthyer në fushë pas kurimit të lëndimit që ia pamundësoi paraqitjen me Kosovën në dy ndeshjet e para eliminatore në dhjetor, kundër Lituanisë dhe Hungarisë në kuadër të Grupit C, shkruan sot Koha Ditore.
Kthimi i tij në ekip ka gëzuar si trajnerin Brad Greenberg ashtu edhe kapitenin Dardan Berisha. Kosova përgatitjet për ndeshjet e muajit të ardhshëm do t'i nisë më 19 shkurt. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).