Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Bullgarisë, 2 me 1.
Ndeshja u zhvillua në qendrën stërvitore të Federatës bullgare në Sofje.
Besjana Reçica dhe Qëndresa Bajra shënuan golat për Kosovën, teksa Yoanna Georgieva shënoi golin e vetëm për bullgaret.
Miqësorja e dytë ndërmjet dy kombëtareve do të zhvillohet më 28 shkurt.