Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova fiton “IHF Trophyn” për grupmoshën U17

Hendbollistet e Kosovës U17 kanë dalë triumfuese në kampionatin “IHF Trophy” për zonën evropiane, që u organizua në Prishtinë prej të mërkurës deri të dielën.

Hendbollistet e reja të Kosovës të dielën patën tjetër paraqitje të mirë, duke e mposhtur në finale Bosnjë-Hercegovinën, me rezultatin 39:33.

Kosova që nga fillimi krijoi epërsi të cilën e mbajti deri në fund. Në pushim mes pjesëve shkoi me rezultatin me gjashtë gola epërsi, 20:14.

Në pjesën e dytë, nikoqiret e administruan mirë lojën, kurse skuadra mysafire u mundua ta përmbyste rezultatin, por pa ia arritur.

Në fund, Kosova U17 iu gëzua fitores me gjashtë gola dallim.

Edhe Hendbollistet e Kosovës U17 fitojnë ndaj Azerbajxhanit Sporte të tjera Hendbollistet e Kosovës U17 fitojnë ndaj Azerbajxhanit

Me këtë fitore, Kosova U17 ka siguruar fazën interkontinentale dhe e hap rrugën për në Botëror.

Në Botëror, “Dardanet” e reja kualifikohen në rast se shfaqin sukses edhe në fazën interkontinentale.

Kosova U17 ishte në Grupin A me Azerbajxhanin dhe Bullgarinë.

Grupi B përbëhej nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia.

Të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Edhe Kosova e parafundit në Evropianin B në Prishtinë Sporte të tjera Kosova e parafundit në Evropianin B në Prishtinë

Rrugën drejt triumfit, Kosova U17 e nisi me Azerbajxhanin duke shënuar fitore të thellë, 49:8.

Më pas, fitoi përballë Bullgarisë me rezultatin 35:25, ndërsa në gjysmëfinale e eliminoi Gjeorgjinë, pas fitores 28:19.