Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje të thellë nga Polonia me rezultatin 37:13.
Kjo ndeshje u zhvillua të mërkurën mbrëma në Ostrowiec Swietokrzyski të Polonisë, transmeton Koha Ditore.
Për Kosovën ishte ndeshja e parë e fazës së dytë kualifikuese për "Euro 2020".
Edhe pjesën e parë Polonia e mbylli në favor të saj, 15:5. Ndeshjen e dytë e luan pas katër ditësh në Prishtinë kundër Gjermanisë.