Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me humbje ciklin e parë eliminator për Botërorin e vitit të ardhshëm.
Kosova sot humbi ndaj Hungarisë në Tallin të Estonisë me rezultat 3-0 në sete, me pikë të përgjithshme 75-39 (25-13, 25-17, 25-9), raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja e Kosovës, që është në Grupin D të eliminatoreve, do të luajë pesë ndeshje brenda pesë ditëve, të gjitha në Tallin. Të enjten përballet me Estoninë vendase, të premten me Rumaninë, të shtunën me Rusinë dhe të dielën me Malin e Zi.
Koha Ditore shkruan se Kosova vuan për mungesë të volejbollistëve në liga të huaja dhe kjo jep më pak gjasa për sukses eventual.