Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova e 26-a në “Baku 2019”

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), “Baku 2019”.

Kjo u arrit pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani. Ai fitoi të artën në disiplinën hedhje e gjylës.

Kosova u paraqit në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje.

EYOF-i i ardhshëm 2023 do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë.

Artikuj të ngjashëm