Futbollisti Meriton Korenica është shprehur i lumtur me suksesin e arritur këtë edicion me Ballkanin.
Sulmuesi shpreson që edhe në edicionin e ardhshëm të arrihet një sukses i tillë.
“Te Prishtina kam shkuar për titull, por titullin e gjeta të Ballkani. Jam i lumtur shumë për këtë titull, jam shumë i motivuar për këtë sukses të arritur. Shpresoj që edhe vitin e ardhshëm të arrijmë një sukses të tillë”, ka thënë Korenica.
“Edhe në Prishtinë kam bërë ndeshje të mira, por trajneri Ilir Daja më ka dhënë shumë motiv pasi kam luajtur në një pozitë që më ka ndihmuar në gjithë sezonin dhe në fund me meritë besoj që u shpallëm kampion”, deklaroi Korenica.
Artikuj të ngjashëm