Koreja e Veriut është bërë vendi i parë në botë që ka braktisur Lojërat Olimpike në Tokio për shkak të koronavirusit. Sipas autoriteteve koreane, kjo është bërë për t'i ruajtur lojtarët e saj nga "kriza botërore e shëndetit publik të shkaktuar nga koronavirusi".
Pandemia tashmë ka shtyrë garat olimpike, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në 2020-n dhe organizatorët kishin tentuar të vendosni masa parandaluese, si ndalimi i tifozëve për t'i ruajtur atletët dhe banorët, raporton AP.
Komiteti Olimpik i Japonisë tha të martën se Koreja e Veriut ende nuk e ka njoftuar atë se nuk do të marrë pjesë në Lojërat e Tokios.
Katsunobu Kato, sekretari kryesor i kabinetit të Japonisë, deklaroi se qeveria shpreson që shumë vende do të bashkohen në Lojërat Olimpike dhe ai premtoi masa të shumta anti-COVID.
Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut shprehu keqardhje për vendimin e Veriut, duke thënë se kishte shpresuar që Lojërat Olimpike të Tokios do të ofronin një mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet ndër-koreane, të cilat kanë rënë mes një bllokimi në negociatat më të mëdha bërthamore midis Uashingtonit dhe Pyongyang.
-
Tërheqja e Koresë së Veriut nga sporti ndërkombëtar, një mundësi e humbur për t’u lidhur me botën
-
IOC-ja suspendon Korenë e Veriut deri më 2022
-
Koreja e Jugut e gatshme t’i ndihmojë Veriut në luftën kundër koronavirusit
-
Koreja e Veriut mbyllet pas rasteve të para zyrtare me COVID
-
Japonia alarmon për përhapjen e pashembullt të COVID-19