Barcelona do të ishte e detyruar t’i paguante Bayern Munichut edhe më shumë para në rast se sulmuesi Robert Lewandowski e arrin një objektiv me skuadrën e re.
Lewandowski iu bashkua skuadrës “blaugrana” në afatin kalimtar të verës.
Por, gazeta gjermane “Bild” ka shkruar të shtunën se kampioni gjerman do të pranonte 1.25 milionë euro sa herë që ish-sulmuesi i bavarezëve të realizojë 25 gola brenda një sezoni për Barcelonën.
Lewandowski këtë edicion, në 16 ndeshjet e para ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm