Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kontrata e Messit me Barcelonën vlen 555 milionë euro

Kontrata aktuale e Lionel Messit me Barcelonën kap një vlerë totale prej 555 milionë euro, njofton “El Mundo”.

Messi nënshkroi kontratën e re me Barcelonën në vitin 2017, në të cilën përfshihej një bonus prej 15.2 milionë euro për nënshkrimin e kontratës dhe 78 milionë euro tjerë si pagesë për “besnikëri”.

Po ashtu Messi ka marrë rrogë 138 milionë euro për stinor, në të cilën ishin të përfshirë bonuse, përkundër dështimit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve stinorët e fundit.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadon në verën e këtij viti.