Lionel Messi ka arritur marrëveshje totale për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, ka raportuar të martën gazetari i njohur i sportit Fabrizio Romano.
Sipas tij, PSG-ja do të prezantojë së shpejti lojtarin e ri, me marrëveshjen që do të jetë për dy vjet, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për një tjetër.
Messi do të fitojë 25 milionë euro në sezon, plus bonuse që e çojnë pagën e tij deri në 35 milionë euro për sezon.
Që nga largimi prej Barcelonës, PSG-ja ka qenë klubi i vetëm që ka kontaktuar direkt me yllin argjentinas.
Messi pritet të prezantohet si lojtar i ri i PSG-së në orët në vijim.
Artikuj të ngjashëm