Agjenti i Maxi Mezas ka konfirmuar interesimin e Interit për klientin e tij që përfaqësoi Argjentinën në Botërorin që u mbajt në Rusi.
“Po, kam pasur kontakte dhe takime me [drejtorin sportiv të Interit] Piero Ausilio”, ka thënë Sergio Carrizzo për PasioneInter.
“Nuk mund t’ua tregoj detajet sepse për momentin nuk është e mundur të flas më shumë, por ka pasur interesim nga Interi. Nuk dua të flas për shifrat, por bordi është pajtuar se nëse vjen një ofertë e mirë do të vlerësohet”, ka shtuar ai.
“Ausilio e di sa kushton ai, prandaj shpresojmë që marrëveshja të jetë e suksesshme. Do të ishte mirë nëse ai kalon te një klub si Interi”.