Skuadra e Interit ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas, Sergio Aguero, ka njoftuar të hënën “Calciomercato”.
Aguero është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester Cityn dhe tek Interi po shpresojnë që ta transferojnë si futbollist të lirë pas përfundimit të sezonit aktual. Madje, tek Interi e shohin Agueron si përforcim të duhur pasi pëlqehet shumë edhe nga trajneri Antonio Conte.
Drejtuesit e Interit janë të gatshëm t’i ofrojnë Agueros kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej tetë milionë eurosh nëse 32-vjeçari vendos të largohet nga City verën tjetër. Aguero është pjesë e Cityt prej vitit 2011, kur u transferua nga Atletico Madridi dhe me ekipin anglez ka fituar katër tituj kampioni në Premier League.