Interi raportohet se është dorëzuar në kërkimin e mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.
Sipas “Calciomercato”, Ozili nuk ka qenë kurrë “objektiv” për drejtorin sportiv të klubit, Piero Ausilio, dhe koordinatorit teknik, Walter Sabatini.
Uebfaqja thotë se 28-vjeçari i ishte ofruar shumë skuadrave italiane, por ishte refuzuar nga të gjitha.
Ozili aktualisht fiton 8 milionë euro në vit tek Arsenali. Kontrata e tij skadon verën e ardhshme.