Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se skuadra “neroazzure” nuk është në garë për transferimin e superyllit argjentinas Lionel Messi.
“Nuk ka asgjë për Messin, nuk e di se nga vjen kjo ide. Nuk ka ndonjë klub në futboll që nuk do ta donte Messin. Por aty është realiteti i fakteve”, ka thënë Ausilio për “Sky Sport Italian”.
Messi është duke insistuar në largimin nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar. Por klubi katalunas nuk e ka ndërmend ta shesë atë. Madje Barcelona ka thënë se çdo skuadër që dëshiron ta transferojë Messin duhet ta paguajë klauzolën për lirim që ekziston në kontratë, e vlera e të cilës është 700 milionë euro.
Man. City, Juventusi e Paris Saint-Germaini janë përmendur si destinacione të mundshme.