Banorët e fshatit Hogosht, ka disa ditë që kanë lënë punët nëpër shtëpitë e tyre për t'i dalë në ndihmë klubit të futbollit Kika, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu do të bëjnë, derisa fusha e klubit Kika të rregullohet dhe të jetë e pranueshme për gara të nivelit të Ligës së Parë. Në klub thonë se atë që nuk e ka bërë Komuna e Kamenicës për dy vjet, po e bëjnë banorët e fshatit.
Ka dy vjet, siç njofton klubi Kika, që Kuvendi komunal kishte aprovuar ndarjen e 6.000 eurove për ndërtimin e një muri rreth fushës. Por investimi mbeti vetëm premtim. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Banorët e Hogoshtit afër rregullimit të plotë të fushës së Kikës
-
Gashi Hogoshtit i premton rregullimin e stadiumit dhe infrastrukturës shëndetësore
-
Dy vjet e dy kontrata s’i mjaftojnë Podujevës për funksionalizuar një fushë sportive
-
Nisin punimet për rinovimin e stadiumit të qytetit të Gjakovës
-
2.000 banorë të bllokuar në 10 fshatra të Kamenicës, kërkojnë ndihmën e shtetit