Janë mësuar skuadrat që do të jenë pjesë e Final 8 të Kupës së Kosovës, që do të mbahet në Rahovec nga 11 e deri më 15 shkurt.
Fituesja e Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina, do të ketë punë me Yllin, e papërshtatshëm, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeqytetasit llogariten favoritë përballë suharekasve që në dy ndeshjet kampionale kanë dy humbje nga prishtinasit.
Nikoqiri i Kupës së Kosovës, Rahoveci, do të përballet me Trepçën.
“Vreshtarët” që luajnë në shtëpi, synojnë që këtë sezon ta fitojnë trofeun e çmuar.
Bashkimi llogaritet favorit në letër përballë ekipit nga Drenasi, Feronikelit.
Ndeshje interesante do të jetë ajo ndërmjet Prizrenit dhe Pejës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Arbnor Rifati, synon gjysmëfinalen përballë pejanëve të përforcuar këtë vit.
Final 8 e Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në Rahovec.